Ministria e Punëve të Brendshme sot në orën 10:00 do të bëjë lansimin e Bazës së të Dhënave për Viktimat e Trafikimit.
Në këtë konferencë detaje rreth kësaj baze shumë të rëndësishme, e cila bëhet për herë të parë në Kosovë, do të jep koordinatori kombëtar kundër trafikimit me njerëz, njëherësh zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani.
Në ceremoni do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës në Kosovës, zyrtarë nga Zyra e Bashkimit Evropian që merren me ani-trafikim, si dhe zyrtarë të lartë të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.