Kuvendi i Republikës së Kosovës sot me fillim nga ora 10:00, do shqyrtojë në lexim të parë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Projektbuxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2023 është 3 miliardë e 212 milionë euro.
Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se ky është buxhet i zhvillimit të vendit, ndërsa opozita ka kritikuar qeverinë për buxhetin e vitit 2023.