Sot do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike. Ceremonia mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, tek objekti i ish-Qendrës për Studime Universitare të FSK-së.
Në këtë inaugurim do të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zyrtarë dhe oficerë të lartë të MM/FSK si dhe të vendeve partnere ndërkombëtare.
Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike ka infrastrukturën ligjore lidhur me sigurinë kibernetike, duke përfshirë edhe Kurrikulën trajnuese për Qendrën Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.
Themelimi i kësaj Qendre do t’i shërbejë sigurisë kombëtare për luftimin e sulmeve dhe kërcënimeve hibride, që tani është duke u përballur Kosova, kërcënime dhe sulme këto që tani janë edhe të përmasave globale.