Joe Biden, sot inaugurohet si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Ai së bashku me zëvëndëspresidenten e zgjedhur, Kamala Harris, do të fillojnë udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara.
Me ardhjen e tij, Joe Biden, ka në plan të nënshkruajë dhjetëra urdhra ekzekutivë për të përmbysur disa nga vendimet e Donald Trump mbi migracionin, ndryshimin e klimës si dhe për të shtuar përgjigjen e qeverisë ndaj krizës së koronavirusit.