Nga sot Kosova do të formalizojë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin. Kështu ka bërë të ditur ditë më parë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
Hoti shkruan edhe se njohja nga Izraeli ndodhi me 4 shtator 2020-të në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Me ç’rast Hoti thotë se ky është një sukses i qeverisë në krye të secilës ishte vet Hoti.
“Republika e Kosovës prej të hënës formalizon marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Izraelit, duke hapur kështu një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale dhe duke përjetësuar miqësinë midis qytetarëve të të dyja vendeve. Njohja nga Izraeli ndodhi me 4 shtator 2020, në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, pas zotimeve të firmosura në marrëveshjen e Washingtonit. Ky është edhe një sukses i Qeverisë, fal angazhimit parimor dhe vendosmërisë për krijimin e lidhjeve të veçanta dhe partneritetit strategjik me SHBA-të. Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka shkruar Hoti ditë më parë.