UBT News

Fillon vaksinimi i personave 75-79 vjeç

Sot ka nisur vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeçare me sëmundje kronike. Ministria e Shëndetësisë njofton se ata duhet ta dëshmojnë diagnozën për sëmundjen kronike kur paraqiten për vaksinim.

“Numri i personave që do të vaksinohen nga kategoria e të prekurve nga sëmundjet kronike brenda grup-moshës 75-79, varet nga numri i dozave të vaksinës kundër Covid-19 në dispozicion”, njoftoi MSh-ja./UBTNews

Exit mobile version