Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj njoftoi se sot fillon shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal.
Zemaj bëri të ditur se me 160 mijë e 500 vaksinat e para do të imunizohen grupet më të rrezikuara në Kosovë, ndërkaq pritet sigurimi edhe i 50 mijë vaksinave të tjera.
“Me 160 500 vaksinat e para do të imunizohen grupet më të rrezikuara në shtetin tonë.Në ndërkohë, Ministria është në proces të sigurimit edhe të 50 000 vaksinave të tjera me çka arrijmë të ngrisim për 100 për qind numrin e vaksinave krahasuar me vitin paraprak. Vaksinat e blera nga Ministria e Shëndetësisë përmes UNICEF-it do të shpërndahen dhe jepen falas për qytetarët e vendit tonë. Do të ketë vaksina të mjaftueshme, sipas planit të vaksinimit dhe, sipas nevojës, do të mund të sigurojmë edhe të tjera”, shkroi ai.
Zemaj u shpreh se vaksinat janë katër valente që kanë fuqi më të madhe vepruese/parandaluese ndaj këtyre virusëve./UBTNews