UBT News

Sot fillon numërimi i votave me kusht

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) sot fillon numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi. Numërimi i votave pritet të fillojë në ora 16:00.

“Sot (18 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave që u mbajt më 14 nëntor”, tregoi Elezi.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë u mbajt më 14 nëntor.

Exit mobile version