Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se sot do të nisë numërimi i votave për asamblistët e të gjtiha komunave në Republikën e Kosovës.
“Votat e kandidatëve për anëtarët e kuvendeve komunale numërohen në qendrat komunale të numërimit” tha ai.
Elezi tha se numërimi do të fillojë në orare të ndryshme, në disa QKN në ora 12:00 dhe në disa të tjera në orën 16:00./S.K/EO/
