UBT News

Sot filloi aksioni tradicional i dhurimit të gjakut në kazermën “Adem Jashari”

Në kuadër të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes sot në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë filloi aksioni i dhurimit të gjakut që tashmë është bërë tradicional.

Thirrjes për dhurim të gjakut iu përgjigj edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me personelin e tij. Këtë herë më të veçantë aksionin e dhurimit të gjakut e bëri Këshilltari amerikan i Ministrit të Mbrojtjes, Tom Niblock, i cili dhuroi gjak në këtë kazermë.

Bashkëpunimi mes shërbimit mjekësor të FSK-së dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut tashmë e sa vite ka sjellë efekt shumë të madh dhe ndihmë jashtëzakonisht të madhe për QKKTGj.

Ditët në vazhdim do të bëhet dhurimi i gjakut edhe nëpër kazermat tjera në Kosovë./UBTNews

Exit mobile version