Sot shënohet 110 vjetori nga Pavarësia e Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit.
Si sot, 110 vjet më parë, delegatë nga e gjithë Shqipëria, mbërritën në Vlorë, për të ngritur flamurin, atë që në histori njihet si Dita e Flamurit. Në atë kohë, në shumë zona të Ballkanit filluan kryengritje, ndërsa vet Perandorisë Osmane — e cila kishte ekzistuar për rreth pesë shekuj — i erdh fundi.
Në 28 nëntor 1912, Ismail Qemali, para qindra njerëzve ngriti flamurin kombëtar kuq e zi, duke shpallur në këtë mënyrë pavarësinë e Shqipërisë.
Sot Festa e Flamurit festohet kudo që jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.
Ndërsa në Kosovë, krahas përvjetorit të shpalljes së pavarësisë, kjo datë na kujton ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jasharit, me ç’rast qëndresa e tij dhe familjes së tij, që në historinë moderne njihet si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është dhe vazhdon të mbetet frymëzim për shumë gjenerata./UBTNews/