UBT News

Sot është planifikuar të evakuohen civilët nga fabrika e çelikut në Mariupol

Një operacion për evakuimin e civilëve nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol është planifikuar për të premten, sipas një deklarate nga zyra e presidentit ukrainas të premten.

Deklarata nuk jep detaje të tjera.

Qindra civilë mendohet se janë bllokuar fabrikën e Mariupolit, vend ky i cili u bombardua rëndë nga avionët rusë të mërkurën mbrëma dhe është përballur me granatime të pamëshirshme për javë të tëra.

Kujtojmë se të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres kërkoi që të hapen korridoret humanitare në Mariupol.

Ai tha se Presidenti rus Vladimir Putin kishte rënë dakord “në parim” që OKB-ja dhe Kryqi i Kuq të përfshiheshin në evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut dhe se ai kishte mbajtur “diskutime intensive” me presidentin Zelensky për të bërë evakuimin nga Mariupoli realitet./UBTNews/

Exit mobile version