Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, Komisioni për Integrime Evropiane, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do të mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) do të mblidhet në ora 10:00. Në këtë komision përveç miratimit të ditës dhe procesverbalit të mbledhjes së komisionit të mbajtur më 12 maj (2021) do të shqyrtohet edhe draft-plani i punës së komisionit për vitin 2021.
Në orën 10:00 do të mbahet edhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere. Pikë e rendit të jetë shqyrtimi i raportit për Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e kodit të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin e Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Po ashtu në këtë Kuvend do të bëhet raportimi i Bankës Qendrore për të gjeturat e raportit të progresit për vitin 2020.
Sot do të mblidhet edhe Komisioni për Integrime Evropiane. Në këtë komision do të shqyrtohet projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Procedurës Penale, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin dhe aspektin e përputhshmërisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE).
Edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të mblidhet në ora 11:00, ku do të shqyrtohet raporti vjetor i performancës së Zyrës Kombëtare dhe Raporti i auditmit, për Pasqyrat Financiare të Zyrës Kombëtare, të audituara dhe auditori i pavarur, i ftuar Besnik Osmani nga Auditori i Përgjithshëm.
Ndërsa sot mblidhet edhe Komsioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Në këtë komision që mblidhet në ora 11:00 do të ketë dëgjim publik lidhur me nismën ligjore për Projektligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhunës ndaj grave.