UBT News

Sot ditëlindja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Sot është ditëlindja e 76-të e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai u lind më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë të komunës së Istogut, ndërsa vdiq më 21 janar të vitit 2006.

Për ta kujtuar veprimtarinë e presidentit historik, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot nga ora 10:30 do të bëjë homazhe te varri i tij.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar sot presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 76-vjetorit të lindjes. Mustafa thotë se me emrin e Ibrahim Rugovës janë identifikuar të gjitha proceset historike të Kosovës, liria, demokracia dhe shtet-ndërtimi./UBTNews

Exit mobile version