Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, si një kremtim global i themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1985 për të festuar fuqinë e vullnetarizmit.
Në këtë ditë Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara (UNV) qëndrojnë përkrah Vullnetarëve të OKB-së dhe më shumë se një miliard vullnetarëve në të gjithë botën, duke hedhur dritë mbi fuqinë e zgjidhjeve të udhëhequra nga njerëzit për t’u përballuar me sfidat e përbashkëta.
Këtë vit, nën temën frymëzuese “Çdo Kontribut Ka Rëndësi”, Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit 2025 merr rëndësi historike pasi shënon lansimin zyrtar global të Vitit Ndërkombëtar të Vullnetarëve për Zhvillim të Qëndrueshëm (IVY 2026).
Ky moment historik vjen pas Rezolutës A/RES/78/127 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila bën thirrje për një lëvizje mbarëbotërore për të njohur dhe përforcuar rolin jetësor të vullnetarëve në përshpejtimin e progresit drejt Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) deri në vitin 2030./S.K/KP/
