Dita e Tokës është vendosur më 22 prill 1970. Në këtë datë 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore nga më spektakolaret që u quajt “Dita e Tokës”.
Edhe në Kosovë do të shënohet kjo ditë përmes mbjelljes së fidanëve dhe pastrimit të ambientit, aktivitete këto të organizuara nga MMPH.
Ndryshe, më 22 prill, në mbarë botën, dashamirëse të mjedisit organizohen një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe njeriut, si aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, etj