UBT News

Sot Dita Ndërkombëtare e Studentëve

Sot më 17 nëntor shënohet një datë e rëndësishme për studentët – Dita Ndërkombëtare e Studentit.

Kjo datë përkujton 17 nëntorin e vitit 1939, kur forcat naziste ndërhynë në Universitetin e Pragës, pas demonstratave studentore kundër pushtimit të Çekosllovakisë dhe ekzekutuan pa gjyq të nëntë udhëheqësit e demonstratave studentore.

Gjithashtu, dërguan mbi 1.200 studentë në kampet e përqendrimit, mbyllën të gjitha universitetet dhe i shndërruan në kazerma ushtarake. Për shkak të kësaj ngjarje të pashembullt, 17 nëntori është shpallur Dita Ndërkombëtare e Studentëve.

UBT, si një institucion i arsimit të lartë, ka angazhuar studentët në një udhëtim të pasur me njohuri, eksperienca të ndryshme, dhe mundësi të shumta zhvillimi. UBT ka punuar shumë duke nxitur studentët të shpërfaqin kreativitetin dhe talentin e tyre, duke i përgatitur ata për sfidat dhe mundësitë e një bote gjithnjë e më komplekse./UBTNews/

Exit mobile version