Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon sot dhe nesër aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Sipas njoftimit, për shkak të punimeve në sallën plenare, pritja dhe bashkëbisedimi me bashkatdhetarët do të bëhen në ambiente të tjera të Kuvendit, nga ora 8:00 – 16:00.
Ndërkohë kryeministri Albin Kurti i ka uruar mirëseardhje mërgatës sonë të dashur, e cila tashmë ka filluar të vijë e t’i dinamizojë qytetet tona.
“Ftoj që të marrin pjesë në organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kushtuar mërgatës, bashkatdhetarëve tanë, më 30 korrik, në Sheshin “Skënderbeu”, që nisë qysh në orën 10:00 e vazhdon deri në mbrëmje vonë, me muzikë, kënde argëtimi e kënde informimi. Ky organizim që po zhvillohet në 25-vjetorin e çlirimit të vendit është shenjë falënderimi për kontributin e çmuar të mërgatës në çdo etapë të shoqërisë dhe të shtetit tonë”, ka thënë ai.