Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot është ajri jo i shëndoshë dhe rekomandohet kujdes për personat e ndjeshëm.
Instituti rekomandon të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratorë, fëmijët dhe shtatzënat.
Instituti po ashtu rekomandon të përdoret më shumë transporti publik dhe ecja, e më pak veturat.