Regjisori i njohur italian Paolo Sorrentino ka bërë një batutë me humor ndaj presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, gjatë ceremonisë së 145-vjetorit të SIAE në Pallatin Quirinale.
“Po të banohej bota vetëm nga ju dhe artistët, do të jetonim të gëzuar dhe paqësisht. Fatkeqësisht janë edhe të tjerët”, u shpreh Sorrentino, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.
Sorrentino, fitues i çmimit Oscar për filmin “The Great Beauty”, konsiderohet një nga emrat më të rëndësishëm të kinemasë evropiane bashkëkohore.
Në të njëjtën ceremoni, presidenti Sergio Mattarella vlerësoi rolin e SIAE në mbrojtjen e autorëve dhe krijimtarisë, duke theksuar kontributin e saj në jetën kulturore dhe ekonomike të Italisë.
SIAE, Shoqata Italiane e Autorëve dhe Botuesve, administron të drejtat e autorit për mbi 126 mijë krijues dhe rreth 30 milionë vepra në Itali.
