Miliarderi George Soros ka investuar të paktën 117 milionë dollarë për të zgjedhur dhe promovuar prokurorë të majtë në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Ky informacion është raportuar nga organizata ‘Judicial Watch’.
Sipas raportit, Soros ka shpenzuar këto fonde në vitet e fundit për të ndihmuar në zgjedhjen dhe kontrollin e dhjetëra prokurorëve të majtë, duke synuar një rishikim radikal të sistemit të drejtësisë në SHBA. Pas zgjedhjes, këta prokurorë takohen rregullisht me përfaqësues nga organizata jofitimprurëse që janë të financuara nga Soros dhe që koordinojnë menaxhimin e zyrtarëve përgjegjës për zbatimin e ligjit në rrethet e tyre.
Raporti thekson se makineria e Sorosit ndikon në këta prokurorë për të zbatuar politika të majta që janë më të buta ndaj krimit dhe që sfidojnë autoritetin e policisë dhe kundërshtarët politikë. Po ashtu, ata janë udhëzuar të shmangin zbatimin e ligjeve që mbrojnë fëmijët nga tredhja kimike dhe gjymtimi gjenital, procedura të cilat janë të justifikuara nga e majta si “shpëtuese gjinore” për individët transgjinorë.
Raportet e mëparshme kanë theksuar se prokurorët e majtë të mbështetur nga Soros po minojnë ligjin dhe rendin në SHBA./UBTNews/