Gjatë prezantimit të fundit në State of Play Japan, Sony shpalli disa produkte të reja hardware.
Përveç versionit të përditësuar të PlayStation 5, i cili do të jetë i disponueshëm vetëm në Japoni, kompania prezantoi edhe monitorin zyrtar të PlayStation, i cili mund të lidhet me kompjuterin.
Ky monitor është ekran QHD 27-inç me ritëm rifreskimi 240Hz, i cili mbështet HDR e ritëm rifreskimi të ndryshueshëm. Megjithatë, kur përdoret me PS5, ritmi i rifreskimit është i kufizuar në 120Hz.
Përveç kësaj, monitori ka një port për karikim në pjesën e pasme, ku mund të vendoset edhe një kontrollues DualSense, duke e bërë të gatshëm për lojëra në çdo moment që dëshiron lojtari.
Monitori pritet të bëhet i disponueshëm në SHBA dhe Japoni vitin e ardhshëm, por Sony ende nuk ka zbuluar datën e saktë të lëshimit dhe çmimin.
Ky monitor vjen pas altoparlantëve desktop Pulse Elevate, të cilët Sony i prezantoi në shtator. Ata janë kompatibël me PC, Mac, PlayStation 5 dhe PlayStation Portal, dhe do të arrijnë në treg në vitin 2026.
Duket se ky harduer i ri është pjesë e përpjekjeve të Sony për të forcuar praninë e saj në tregun e lojërave për PC.
Kompania ka mundësuar lidhjen e DualSense me disa pajisje njëkohësisht, duke e lejuar lojtarin të kalojë më lehtë nga PS5 në PC dhe anasjelltas. /A.Z/UBT News/
