Sonny njoftoi rreth planeve të tij për të lansuar një kompani të veturave elektrike gjatë këtij viti ndërsa zbuloi një koncept të ri të automjeteve sportive.
Kompania japoneze e teknologjisë do të krijojë një filial të ri operativ i quajtur “Sony Mobility Inc” në muajt në vijim, dhe po shqyrton mundësinë e lansimit të një veture elektrike. Kështu njoftoi pronari i kompanisë, Kenichiro Yoshida në Panairin e Teknologjisë (CES), të martën.

Kompania – e njohur më së miri për pajisjet e saj elektronike dhe produktet argëtuese – planifikon të përdorë AI dhe robotikën në biznesin e saj të ri të EV.
Koncepti SUV përdor sensorë Sony (SNE) për të mundësuar disa funksione vetëdrejtuese dhe përdor ekspertizën e kompanisë në argëtim./UBTNews