Sony është kompania e fundit që tërhiqet nga Rusia për shkak të pushtimit të saj në Ukrainën fqinje, përcjell UBT News.
Sony Interactive Entertainment njoftoi të mërkurën se do të ndërpresë dërgesat e pajisjeve dhe softuerëve në Rusi në dritën e armiqësive në rritje të qeverisë ruse.
Kompania gjithashtu vuri në dukje se do të pezullonte aksesin në dyqanin PlayStation, vitrinën e lojërave në internet të Sony, dhe do të anulonte lansimin e Gran Turismo 7.
Sony po ndjek një numër të kompanive të tjera të teknologjisë dhe lojërave që kanë pezulluar biznesin e tyre në Rusi, duke përfshirë Microsoft, i cili njoftoi se do të ndalonte shitjet në vend më 4 mars.
Në ditët më të hershme të pushtimit rus, zëvendëskryeministri i Ukrainës, Mykhailo Fedorov i bëri thirrje industrisë së lojrave të ndërpresë biznesin e saj në Rusi, duke përmendur në mënyrë specifike Microsoft dhe Sony.
“Në vitin 2022, teknologjia moderne është ndoshta përgjigjja më e mirë për tanket dhe raketat”, shkroi ai./UBTNews/