Gati 1.5 milionë njerëz në moshë pune në Japoni jetojnë vetëm, sipas një sondazhi të ri të qeverisë, me një të pestë që përmend pandeminë Covid-19 si arsyen kryesore të tërheqjes së tyre.
Sondazhi është hetimi i parë zyrtar i Japonisë mbi përhapjen e “hikikomori” — një fenomen që prek një pjesë të gjerë të shoqërisë, nga adoleshentët tek të moshuarit.
Arsyet e tërheqjes nga shoqëria konformiste dhe e fokusuar te puna e vendit variojnë nga papunësia tek depresioni ose ngacmimi në shkollë ose në vendin e punës.
Hikikomori nënkupton njerëzit që dalin vetëm për të blerë sende ushqimore ose për të ndjekur hobi, në raste më ekstreme që rrallë largohen fare nga shtëpitë e tyre, thotë sondazhi i Zyrës së Kabinetit.
Ai zbuloi se rreth dy për qind e të anketuarve të moshës 15 deri në 64 vjeç ishin tërhequr nga shoqëria në një farë mase, përqindje që zyrtarët vlerësojnë arrijnë në 1.46 milionë njerëz.
Zyra e kabinetit tha se nuk kishte të dhëna të mëparshme të krahasueshme drejtpërdrejt me shifrat e reja./UBTNews/