Sondazhet e opinionit tregojnë një pamje shumë të qëndrueshme të Mbretëreshës si figura më e njohur mbretërore.
Këtë javë një sondazh nga YouGov tregoi se 81% e publikut kishte një opinion pozitiv për Mbretëreshën, kundrejt 12% që kishin opinion negativ, me disa të tjerë që nuk kishin një opinion.
Në renditjen e popullaritetit, Mbretëresha u pasua nga Princi William, Catherine, Dukesha e Kembrixhit dhe Princi Charles dhe Camilla, Dukesha e Cornwall.
Por Princi Harry dhe Meghan, Dukesha e Sussex-it kishin rënë në nivelet e tyre më të ulëta të popullaritetit./UBTNews/