Sipas një sondazhi të ri, shumica e popullsisë në vendet joperëndimore duan që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, edhe nëse kjo nënkupton humbjen e territorit nga Kievi.
Sondazhi kryesor, i cili u publikua nga European Council on Foreign Relations, tha se banorët në Kinë, Indi dhe Turqi (gjithashtu edhe Rusi), duan të lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas sondazhit, edhe në Brazil, Indonezi, Arabi Saudite dhe Afrikë të Jugut mbizotëron kjo pikëpamje. Përveç kësaj, shumica e popullsisë nuk e pranon se Rusia është fajtore për vazhdimin e luftës.
Vetëm në Evropë, SHBA dhe Kore të Jugut, një shumicë e të anketuarve thonë se Rusia është pengesa më e madhe për arritjen e paqes midis dy kombeve. Vetëm SHBA-të janë të mendimit se Ukraina do ta fitojë këtë luftë. Edhe në Evropë, 30% e të anketuarve shprehën mendimin se Rusia mund të fitojë luftën brenda pesë viteve, ndërsa vetëm 38% thonë se Ukraina ka gjasa të fitojë.
Sondazhi u krye këtë vit në 11 vende evropiane dhe dhjetë vende joevropiane. Gjithsej janë përgjigjur 25 mijë e 266 të rritur./UBTNews/