Ukrainasit janë të bindur se vendi i tyre do të bëhet pjesë e dy blloqeve perëndimore brenda dhjetë vitesh.
Pavarësisht çështjeve të tjera komplekse dhe progresit të ulët, ukrainasit shpresojnë t’i bashkohen NATO-s dhe Bashkimit Evropian gjatë dekadës së ardhshme, thuhet në sondazhin e ri.
Në një artikull të publikuar të mërkurën, të dhënat e sondazhit të Gallupit tregojnë se 69% e ukrainasve besojnë se vendit të tyre do t’i mundësohet anëtarësimi në NATO brenda dhjetë vitesh. Sipas këtij sondazhi, ukrainasit janë po ashtu optimist se brenda kësaj periudhe do t’i bashkohen edhe BE-së, ku tre në katër persona besojnë se do të bëhen pjesë e bllokut në po atë periudhë.
Intervistat për këtë sondazh u kryen gjatë periudhës korrik dhe gusht, pak pasi NATO deklaroi se Ukraina mund të bëhet pjesë e aleancës – por nuk specifikoi si apo kur./UBTNews/