Shumica e gjermanëve duan rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili u anulua në vitin 2011, sipas një sondazhi që u publikua të enjten, derisa lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ende po vazhdon.
Sondazhi u krye nga grupi Ipsos MORI që ndodhet në Paris, një kompani shumëkombëshe e kërkimit dhe konsulencës së tregut. Në sondazh u anketuan 1 mijë votues me të drejtë vote të moshës nga 18 deri në 75 vjeç në mbarë vendin. Sipas sondazhit, 61% e të anketuarve janë pro rikthimit të shërbimit të detyrueshëm.
Për më tepër, 43% besojnë se shërbimi i detyrueshëm duhet të zbatohet për të gjitha gjinitë, ndërsa pjesa e mbetur, 18%, tha se duhet të zbatohej, por vetëm për burrat.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius nxiti debat në fillim të këtij viti kur tha se ishte gabim “pezullimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak”./UBTNews/