UBT News

Sondazh: Biden, më pak i favorizuari në mesin e presidentëve të gjallë të SHBA-së

Një sondazh i fundit i kompanisë Gallup që ka matur opinionet e amerikanëve për presidentët e gjallë të SHBA-së tregon se ish-presidenti Barack Obama mbetet më i favorizuari, ndërsa presidenti Joe Biden ka vlerësimin më të ulët midis pesë liderëve.

Sipas sondazhit të publikuar të martën, i kryer midis 21 dhe 27 janarit, menjëherë pas inaugurimit të dytë të Trumpit, 59 për qind e amerikanëve e favorizojnë më së shumti Obamën, me 36 për qind që kanë shprehur opinion të pafavorshëm ndaj tij.

Ai pasohet nga ish-presidenti George W. Bush, i cili ka një vlerësim prej 52 për qind, ndërsa 34 për qind nuk e favorizojnë atë.

Ish-presidentët Bill Clinton dhe Donald Trump janë kanë vlerësim të barabartë me 48 për qind. Megjithatë, vlerësimi i pafavorshëm ndaj Clintonit qëndron në 41 për qind, ndërsa ai ndaj Trumpit është më i lartë, 50 për qind.

Biden ka marrë një vlerësim të favorshëm prej 39 për qind, më i ulëti në mesin e pesë liderëve të përfshirë në sondazh. Shumica e të anketuarve, përkatësisht 57 për qind, e shohin atë në mënyrë të pafavorshme.

Vlerësimet ndaj Trumpit dhe Bidenit janë në thelb të pandryshuara nga ato të një sondazhi pas zgjedhjeve të vitit 2024, duke treguar që asnjëri nuk ka marrë një rritje imazhi nga lajmet rreth tranzicionit presidencial”, tha Gallup.

Exit mobile version