UBT News

Sondazh: 85% e njerëzve shqetësohen rreth dezinformimit në mediat online

Mbi 85% e njerëzve janë të shqetësuar rreth impaktit që ka dezinformimi në media online dhe 87% besojnë se ua ka shkatërruar politikën e vendit, thuhet në një sondazh global, teksa Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi rreth planeve për ta parandaluar këtë fenomen.

Audrey Azoulay, drejtori i përgjithshëm i Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO), u tha gazetarëve të hënën se informatat e rreme dhe gjuha e urrejtjes – që u përhapën përmes platformave sociale – përbëjnë “rreziqe të mëdha për kohezionin social, paqen dhe stabilitetin”.

Rregullorja është urgjentisht e nevojshme “për të mbrojtur qasjen në informata … duke mbrojtur në të njëjtën kohë lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut”, tha Azoulay ndërsa prezantoi një “projekt qeverisjeje” për qeveritë, rregullatorët dhe platformat.

Një sondazh i kryer nga UNESCO në 16 vende që do të mbahen zgjedhjet kombëtare vitin e ardhshëm – me gjithsej 2.5 miliardë votues – tregoi se sa urgjente është nevoja për rregullim efektiv.

Sondazhi nga anketuesi Ipsos me 8 mijë njerëz në vende përfshirë Austrinë, Kroacinë, SHBA-në, Algjerinë, Meksikën, Gana dhe Indinë, zbuloi se 56% e përdoruesve të internetit i marrin lajmet e tyre kryesisht nga mediat sociale, shumë më tepër se nga TV (44%) ose faqet mediatike (29%)./UBTNews/

Exit mobile version