UBT News

Somalia ndalon TikTokun dhe Telegramin

Somalia ka ndaluar platformën e videove, TikTok, aplikacionin për mesazhe, Telegram dhe uebsajtin e basteve online, 1XBet, për të kufizuar shpërndarjen e përmbajtjes së pahijshme, konfirmoi Ministri i Komunikimit.

“Ministria e Komunikimeve urdhëron kompanitë e internetit të ndalojnë aplikacionet e lartpërmendura, të cilat terroristët dhe grupet imorale i përdorin për të përhapur imazhe të vazhdueshme të tmerrshme dhe dezinformata në publik”, tha ministri, Jama Hassan Khalif, të dielën mbrëma.

Anëtarët e grupit të armatosur al-Shabab shpesh postojnë në lidhje lidhur me aktivitetet e tyre në TikTok dhe Telegram.

Vendimi vjen disa ditë pasi presidenti somalez, Hassan Sheikh Mohamud, tha se një ofensivë ushtarake kundër al-Shabab synon të eliminojë grupin e lidhur me Al-Kaedën gjatë pesë muajve të ardhshëm./UBTNews/

Exit mobile version