UBT News

Sogojeva: Ne i mbrojmë bizneset dhe jo qeverinë, nuk përjashtojmë marrjen e masave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë, Hysen Sogojeva në një intervistë për Ekonomia Online ka deklaruar qe vendimi i masave anti-Covid pa konsultim me bizneset ka qenë gabim.

Ai tha se do të kërkojnë takim me ministrin pas takimit nëse nuk ndahen të kënaqur, atëherë nuk përjashtojnë marrjen e masave.

“Ne gjithmonë kemi thënë që para se të merret një vendim është mirë me u konsultu me akterët të cilët e përfaqësojnë këtë veprimtari për me ardhë pastaj tek një vendim i pëlqyeshëm, dhe i cili kishte me qenë i favorshëm edhe për pjesën e mjekësisë por edhe këtë pjesën e bizneseve duke mos i dëmtuar bizneset normal edhe duke marrë masa. Por fatkeqësisht ne nuk jemi ftuar, premtimet kanë qenë që duhet të na ftojnë dhe të bisedojmë, dhe që të mos marrin vendim pa u konsultuar me ne, dhe kjo për mua është shqetësim sepse 50% e popullit  e kanë votuar këtë qeveri, dhe ne jemi populli andaj bisedo me popullin, sepse ne nuk jemi kundër qeverisë, nuk jemi as kundër masave por mënyra se si po merren vendimet nuk është shumë  e mirë”, tha Sogojeva.

“Unë jam kryetar, dhe e kam kryesinë dhe nuk mund të vendosi vetë dhe çfarëdo që vendos kryesia unë do të përkrahi dhe kështu sot në ora 12:00 kemi mbledhjen tonë dhe konform situatës do të marrim edhe masa tona, dhe nuk përjashtohet çfarëdo reagimi, sepse ne kemi besuar që kemi me pas komunikim ne i mbrojmë bizneset nuk e mbrojmë qeverinë”, theksoi tutje ai.

Lidhur me mbajtjen e dasmave, në restorante dhe lejimin deri në 10 persona Sogojeva e quan si diçka të gabuar dhe jo të menduar mirë.

“Ata që e kanë mendu, nuk  e di se nga ka rrjedh ai propozim, por është shumë i gabuar, për arsye se nëse e llogaritim një restorant gati për më shumë se 12 orë rrinë  me metër katror njerëzit e grumbulluar , a sallat e dasmave i kemi me më shumë metër katror e nuk po ja mundëson me një numër më të madh dasmorësh që do ju përmbaheshin rregullave të cilat na kanë premtuar që me të gjitha mekanizmat që i kanë më u përmbajt rregullave”, deklaroi ai.

Tutje ai thekson që akoma nuk kanë pasur një kontakt me ministrin, por që ajo se çfarë u është premtuar gjatë këtyre ditëve të mbylljes sipas tij prapë është pak dhe nuk është shumë e mjaftueshme.

“Ne nuk kemi pasur kontakt me ministrin, besoj që sot ose nesër do kemi një takim dhe aty do shohim se çfarë masaj drejtpërdrejti ose të dëgjojmë fjalën e fundit, por në bazë informatave që kemi ajo shumë prapë është e vogël, do të thotë gjysmë page për pyuntorë dhe gjysmë qiraje për njerëzit të cilët kanë qera, nëse nuk merremi me ligjin e rimëkëmbjes e nëse nuk merremi me dëmtimet që i ka pësuar ky biznes këta janë para kolapsit. Prej 12 mijë bizneseve, nëse vazhdohet me çfarëdo mase atëherë pasojat janë të mëdha”, u shpreh Sogojeva.

Exit mobile version