UBT News

Softueri i ‘zbulimit të emocioneve’ i Inteligjencës Artificiale testohet tek Ujgurët

Një sistem kamerash që përdor AI dhe njohjen e fytyrës që synon të zbulojë gjendjen emocionale është testuar tek ujgurët në Xinjiang, ka raportuar BBC. Një inxhinier pretendoi të ketë instaluar sisteme të tilla në stacionet e policisë në provincë.

Xinjiang është shtëpia e 12 milionë ujgurëve të pakicave etnike, shumica e të cilëve janë myslimanë. Qytetarët në këtë krahinë janë nën kontroll të përditshëm. Zona është gjithashtu shtëpia e “qendrave të riedukimit” mjaft të diskutueshme, të quajtura kampe të sigurisë së lartë nga grupet e të drejtave të njeriut, ku vlerësohet se janë duke u mbajtur më shumë se një milion njerëz.

Një portë e asaj që njihet zyrtarisht si një “qendër arsimore e aftësive profesionale” në Xinjiang

Pekini gjithmonë është kundërpërgjigjur se mbikëqyrja është e nevojshme sepse thotë se separatistët që duan të krijojnë shtetin e tyre kanë vrarë qindra njerëz në sulme terroriste.

Ndërsa inxhinieri ka pranuar të flasë nën kushtet e anonimitetit, sepse ka frikë për sigurinë e tij. Por ai ka treguar disa fotografi të të arrestuarve ujgurë të cilët ai pretendonte se kishin provuar sistemin e njohjes së emocioneve.

“Qeveria kineze përdor ujgurët si provë për eksperimente të ndryshme ashtu si minjtë përdoren në laboratorë”, tha ai.

Ai tha se oficerët përdorën “karriget kufizuese” të cilat janë instaluar gjerësisht në stacionet e policisë në të gjithë Kinën. “Duart janë të lidhura nga mbajtëset metalike dhe e njëjta gjë vlen edhe për këmbët”, theksoi ai.

“Sistemi po mbledh informacione në lidhje me shume lloje të ndryshme sjelljesh ligjore, duke përfshirë gjëra të tilla si nëse njerëzit po dilnin nga dera e pasme në vend të derës së përparme, nëse po vendosnin gaz në një makinë që nuk u takon atyre”, tha Zonja Richardson.

Megjithatë inxhinieri i softuerit siguroi dëshmi se si sistemi AI është trajnuar për të zbuluar dhe analizuar madje edhe ndryshimet e vogla në shprehjet e fytyrës dhe poret e lëkurës. Sipas pretendimeve të tij, softueri krijon një tabelë rrethore me segmentin e kuq që përfaqëson një gjendje shpirtërore negative ose të shqetësuar.

Sipas Darren Byler, nga Universiteti i Kolorados, ujgurët duhet të sigurojnë mostra të ADN-së zyrtarëve lokalë, t’i nënshtrohen skanimeve dixhitale dhe shumica e tyre duhet të shkarkojnë një aplikacion telefonik qeveritar, i cili mbledh të dhëna duke përfshirë listat e kontakteve dhe mesazhet me tekst.

“Të gjithë e dinë që duhet të kenë një smartphone – dhe e dinë që gjurmohen prej tij. Dhe ata ndihen sikur nuk kanë shpëtim”, tha ai .

Kina vlerësohet të jetë shtëpia e gjysmës së pothuajse 800 milionë kamerave të mbikëqyrjes në botë.

Hu Liu ndjen se jeta e tij është nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga kamerat.

Gazetari hulumtues në Chongqing, Hu Liu konfirmon kontrollin e “tepërt”. “Ka pasur raste kur kam takuar disa miq dhe menjëherë pasi dikush nga qeveria më kontakton, dhe më paralajmron, “Mos e takoni më atë person, mos bëni këtë, mos e bëni atë”. “Me inteligjencën artificiale nuk kemi ku të fshihemi”, tha ai./UBTNews

Exit mobile version