Sofia Vergara zbuloi se i’u desh të humbiste ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emmy të mbrëmshme për shkak të një infeksioni në sy.
Konkretisht, ajo ndau në Instagramin e saj se pak para se të shkonte në Emmy, kishte “alergjitë më të çmendura të syve”.
“Nuk arrita aty, por në urgjencë. Më vjen keq, më është dashur ta anuloj. Alergjia më e çmendur pak para se të hipja në makinë”, tha ajo.
Në postim, Vergara ndau një video të shtrirë në një shtrat në dhomën e urgjencës, duke larë syrin. Ajo ishte planifikuar të prezantonte ceremoninë e këtij viti, ashtu si edhe Eric Dane, i cili nuk u shfaq.
Emmy u prezantuan nga komediani i nominuar për Grammy, Nate Bargatze. Ndër fituesit e mëdhenj ishin “The Pitt” i HBO Max dhe “The Studio” i Apple TV+, që morën çmime për serialet më të mira dramë dhe komedi.
“Adolescence” ishte fituesi i madh në kategorinë e serialeve antologjike, duke fituar kategorinë kryesore dhe të gjitha çmimet e aktrimit.
Noah Wyle, Britt Lower, Seth Rogen, Jean Smart, Jeff Hiller, Hannah Einbinder dhe Cristin Milioti ishin ndër të famshmit që morën çmime. Owen Cooper i “Adolescence” u bë fituesi më i ri mashkull ndonjëherë në kategorinë e aktorit mbështetës për miniserial a serial antologjik.
Tramell Tillman bëri histori si afrikano-amerikani i parë që fitoi çmimin për aktorin më të mirë mbështetës në serial dramë për rolin në “Severance”.