Lagja “Sofalia” në Prishtinë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike të shtunën duke filluar nga ora 09:00-21:00, e si pasojë do të mbetet edhe pa ujë të pijshëm.
“Të nderuar konsumatorë të lagjes ” Sofalia ” në Prishtinë, ju njoftojmë se ditën e shtunë, 5 dhjetor 2020 do të ketë sërish ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00. Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”./UBTNews