Snapchat po prezanton kontrolle të reja prindërore që do t’i lejojnë prindërit t’i kufizojnë adoleshentët e tyre nga bashkëveprimi me chatbotin e AI të aplikacionit.
Kjo sepse që nga koha kur Snapchat lançoi chatbox-in me AI rreth një viti më parë, ai mori kritika për mungesën e kufizimeve moshore, meqë u zbulua që minorenët shkruanin me AI-në për tema të rriturish dhe/apo të paligjshme.
Përveç kësaj, prindërit tani do të jenë në gjendje të shohin cilësimet e sigurisë dhe privatësisë së adoleshentëve të tyre. Për shembull, një prind mundet të shohë nëse adoleshenti i tyre ndan story-t (postime që qëndrojnë të postuara për 24 orë) me miqtë e tij ose një grup më të vogël përdoruesish të zgjedhur.
Prindërit tani mund të shohin gjithashtu nëse adoleshenti i tyre po ndan vendndodhjen e tyre me miqtë e tyre në Snap Map.
Sa për prindërit që mund të mos jenë në dijeni për kontrollet prindërore të aplikacionit, Snapchat po e bën më të lehtë gjetjen e Qendrës Familjare. Prindërit tani mund ta gjejnë Qendrën Familjare drejtpërdrejt nga profili i tyre ose duke shkuar te cilësimet e tyre./PCWorld Albanian