UBT News

Snapchat ndryshon! Memories nuk do të jetë më plotësisht falas

Aplikacioni i njohur i mesazheve, Snapchat, ka njoftuar se do të fillojë të tarifojë përdoruesit për ruajtjen e fotove dhe videove në funksionin Memories, i prezantuar për herë të parë në vitin 2016.

Sipas kompanisë, përdoruesit që kanë më shumë se 5GB përmbajtje të ruajtur në Memories do të duhet të paguajnë për ta mbajtur atë të disponueshme. Snapchat nuk ka dhënë ende detaje mbi çmimin, duke theksuar se ndryshimi do të zbatohet gradualisht në të gjithë botën.

Ky njoftim ka shkaktuar shqetësim tek përdoruesit e rrjeteve sociale. Kompania pranoi se kalimi nga një shërbim falas në një shërbim me pagesë “nuk është i lehtë”, por shtoi se kjo do të sjellë vlerë për përdoruesit.

Funksioni Memories lejon ruajtjen e fotove dhe videove, të cilat mund të shfaqen më pas si “memories” ose “throwbacks” çdo vit.

Ky ndryshim nuk do të ndikojë tek abonentët e Snapchat+ dhe Snapchat Premium. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version