UBT News

Snapchat jashtë funksionit

Snapchat ishte jashtë funksionit në disa vende të botës, duke ua pamundësuar përdoruesve komunikimin.

Uebfaqja që monitoron aplikacionet, Down Detector regjistroi dhjetëra mijëra ankesa nga përdoruesit e Snapchat të mërkurën. Përdoruesit gjithashtu u ankuan në të gjitha mediat sociale për çështje që lidhen me aplikacionin Snapchat.

Nga kompania Snapchat thanë përmes një postimi në Twitter se ‘janë të vetëdijshëm se disa përdorues kanë probleme me aplikacionin dhe se po mundohen që sa ma shpejt ta zgjidhin këtë çështje’.

Eksperti i kibernetikës, Jake Moore, tha se ka pak gjasa që problemet të jenë shkaktuar nga një sulm kibernetik, por paralajmëroi se përdorimi i një sistemi të centralizuar mund të shkaktojë probleme të gjera për rrjetet sociale.

Problemet me aplikacionin Snapchat u shfaqën vetëm një javë pasi kompania Facebook dhe produktet e saj u goditën nga një ndërprerje gjashtë orëshe./UBTNews

Exit mobile version