Për dallim nga platformat tjera të rrjeteve sociale, Snapchat ishte i disponueshëm vetëm në telefon qysh prej lansimit të tij një dekadë më parë. Por të hënën, kompania lansoi një version të bazuar në ueb të kësaj platforme të famshme.
Me këtë kompania synon t’u ofrojë lirinë përdoruesve t’i shkëmbejnë bisedat përmes telefonëve dhe kompjuterëve, teksa e vazhdojnë bisedën në platformë. Por opsioni i ri i desktopit do ta ndihmojë gjithashtu Snapchatin që t’i bëjë ballë Zoomit.
Ndonëse në versionin e telefonit fshiheshin fotografitë, videot dhe mesazhet pas një periudhe kohore, videolidhjet janë një tipar popullor i aplikacionit, njofton kompania. Snapchat tha se aplikacioni i tij pret më shumë se 100 milionë video thirrje çdo muaj me deri në 15 pjesëmarrës. Tani kompania shpreson se ky shërbim do të bëhet me i lehtë dhe më atraktiv për përdoruesit e veçanërisht kur realizojnë thirrje përmes desktop-it.
Ideja është e ngjashme me videothirrje sikurse në aplikacionin Zoom (ZM), që fitoi popullaritet gjatë pandemisë, por me disa veçori unike. Por me këtë version, përdoruesit mund të iniciojnë telefonatat më shpejt dhe lehtë sepse ata tashmë janë të lidhur me miqtë dhe mund ta shohin se kush është online, sipas kompanisë./UBTNews/