UBT News

Smith: Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të nisë jo më vonë se në shtator të vitit 2021

Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale, shtatori i vitit 2021 është afati më i vonshëm për të nisur gjykimi kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në parashtresën e kryeprokurorit Jack Smith, thuhet se gjykimi ndaj tyre duhet të fillojë verës ose jo më vonë se në shtator të vitit 2021.

“Mbrojtja duhet të ketë mundësi për t’u përgatitur për gjykim por duke pasur parasysh atë që ka ofruar mbrojtja, dhe kjo duhet të marrë muaj, jo vite. Për këtë arsye, kryeprokurori njofton që gjykimi të fillojë këtë verë, dhe jo më vonë se muaji shator 2021”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version