UBT News

Smartphone-i Edge 70 vjen me stil të sofistikuar dhe kristale Swarovski

Motorola ka prezantuar një version të ri të smartphone-it Edge 70, pas lansimit fillestar në tetor me tre ngjyra Pantone: Gadget Grey, Lily Pad dhe Green Bronze.

Ky edicion i ri vjen me një nuancë të veçantë, që shënon ngjyrën Pantone të vitit 2026, e quajtur Cloud Dancer.

Kjo ngjyrë përshkruhet si “një bardhësi e ajrosur që sjell qartësi në vend të rrëmujës, butësi në vend të spektaklit dhe prezencë në vend të presionit”.  Cloud Dancer “vepron qetësues dhe frymëzues, duke reflektuar balancën dhe sofistikimin në mënyrë perfekte”.

Një veçori e veçantë e këtij edicioni janë kristalet Swarovski, të cilat ofrojnë “një detaj eterik që i lejon kreativitetit të marrë frymë dhe thellon fokusin, duke rikthyer qetësinë në xhepa, pëllëmbë dhe jetën digjitale”.

Smartphone-i pritet të dalë në tregje të përzgjedhura në mbarë botën, megjithatë çmimi e data e saktë nuk janë zbuluar. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version