Të ardhurat e një vendi nuk e përcaktojnë nivelin e varfërisë së fëmijëve. Ky është rezultati i raportit të fundit të UNICEF-it për vendet brenda BE/OECD, dhe shteti që dominon sondazhet është Sllovenia.
Në Slloveni, shtetin që ka rreth dy milionë banorë dhe është i njohur për male, liqene dhe vendpushime, vetëm 10% e fëmijëve jetojnë në kushte varfërie. Kjo paraqet rënie prej 31% që nga viti 2014.
Sllovenia pasohet nga disa vende të tjera të bllokut lindor sikurse Polonia dhe Letonia në renditjen e UNICEF Innocenti, duke marrë parasysh shkallën e të ardhurave për fëmijët dhe suksesin që shënuan në uljen e varfërisë së fëmijëve në kohë prosperiteti ekonomik (nga vitet 2012–2014 deri në vitet 2019– 2021).
Emrat më të zakonshëm që mund të dëgjoni janë Japonia dhe Irlanda, që renditen në vendin e 8-të dhe të 9-të në listë respektivisht. Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar renditen nga fundi i listës me 39 shtete, ku Britania qëndron më mirë sesa Turqia dhe Kolumbia. Mbretëria e Bashkuar ka dyfishin e shkallës së varfërisë së fëmijëve në Slloveni dhe është vendi që përjetoi rritjen më të madhe deri më tani, me 19%. Vendet nordike sikurse Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Danimarka janë në mes të tabelës./UBTNews/