Sllovenia është një shtet tjetër evropian që i ka lehtësuar masat antiCOVID pas uljes së shkallës së infeksionit.
Sot kafenetë, restorantet janë rihapur për herë të parë pas gjashtë muajsh. Kurse Lubljana do të jetë në izolim për shkak të shkallës së lartë të infeksionit.
Sllovenia, që ka një popullsi prej 2 milionë banorësh, ka raportuar më shumë se 4 mijë e 160 raste të vdekjes nga koronavirusi./UBTNews