Në 24 orët e fundit Sllovakia regjistroi 20 mijë e 224 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, një rritje prej 23% nga java e kaluar ku u raportuan 16 mijë e 402 raste të reja të mërkurën.
Ashtu si vendet e tjera në të gjithë Evropën, vendi me 5.5 milionë banorë u godit nga varianti shumë infektiv Omicron. Ministria e Shëndetësisë tha se rreth 61% e rasteve ishin nga njerëz të pavaksinuar./UBTNews