UBT News

Sllovaki, mijëra mjekë japin dorëheqje për shkak të kushteve të punës

Më shumë se 2.700 mjekë në Sllovaki kanë dhënë dorëheqje për shkak të kushteve të punës, duke shënuar një krizë të rëndësishme në sistemin shëndetësor. Sindikata e mjekëve, LOZ, raporton se kjo përbën më shumë se gjysmën e mjekëve në nivel shtetëror.

Ata janë të gatshëm të tërheqin dorëheqjet nëse Qeveria plotëson disa kërkesa, përfshirë sigurimin e pajisjeve të reja mjekësore dhe punësimin e stafit shtesë. Deri më tani, negociatat me ministrin e Shëndetësisë, Kamil Shashko, nuk kanë arritur ndonjë rezultat.

Udhëheqësi i sindikatës, Peter Visolajsky, tha se “dorëheqja duket se është mënyra e vetme për të realizuar ndryshime” në sistemin shëndetësor. Kjo situatë ka ardhur pas një programi të ri nga Qeveria që kishte për qëllim tërheqjen e premtimeve për rritjen e pagave dhe transformimin e spitaleve në shoqëri aksionare, çka ka shqetësuar sindikatat për një mundësinë e privatizimit të shërbimeve shëndetësore./UBTNews/

Exit mobile version