Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka deklaruar se Sllavko Simiq ka hyrë në zyrat e grupit parlamentar të Vetëvendosjes pa e ditur asnjë deputetë tjetër dhe se manipulimi nuk është vetëm për veteranët, por edhe për të zgjedhurit të cilët gjatë fushatës elektorale patën dhënë besën se do e bëjnë ndryshe.
Abazi tha se nuk e ka të lehtë të flas pasi dikur ka qen në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sllavko Simiq ka hyrë në zyrat e grupit parlamentar të Vetëvendosjes pa e ditur asnjë deputetë tjetër, as Gani Krasniqi, as Sali zyba. Manipulimi nuk është vetëm për veteranët, manipulimi është edhe për të zgjedhurit të cilët kanë dhënë besën në fushatë elektorale që do e bëjnë ndryshe. Në një qeveri ku ministrja me një rreshtë në email kërkon 200 mijë litra vaj, ndërsa, ministri tjetër nuk e di çka do të hajë në mëngjes, drekë e mbrëmje ushtria jonë, i bije që faktikisht ne jemi para një krize të menaxhimit të plotë të çështjeve të rëndësishme vitale të shtetit”, tha ai.
Abazi e ka quajtur Kurtin autokrat që kishte qëllim ardhjen në pushtet.