Qeveria skoceze konsideron se duhet të vendosen masa të reja për ta kontrolluar rritjen e rasteve me koronavirus.
Në fjalimin e saj ditor, ministrja Nicola Sturgeon thotë se vendimi do të merret ditët e ardhshme. Ajo deklaroi se ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve të reja, që ishin shqetësuese./UBTNews