Qeveria skoceze ka lëshuar një skemë të “pasaportës së vaksinës” për skocezët, si shenjë konfirmimi se kanë marrë vaksinën antiCOVID.
Skocezët mund të shkarkojnë letrën e tyre të statusit të vaksinimit nga portali i pacientëve, NHS Inform, ose të telefonojnë falas në linjën e ndihmës për statusin covid dhe të kërkojnë që të publikohet.
Kryeshefi mjekësor, dr.Gregor Smith kërkoi kufizimin e udhëtimeve jashtë vendit dhe këshilloi shmangien e pushimeve jashtë shtetit.
“Për ata që ju duhet, ky shërbim do t’ju sigurojë njerëzve një regjistër të statusit të tyre të vaksinimit për udhëtime ndërkombëtare”, deklaroi ai./UBTNews