UBT News

Skoci: Më shumë se gjysma e përdoruesve të aplikacionit për COVID janë aktiv

Më shumë se gjysma e personave që kanë shkarkuar aplikacionin për gjurmimin e kontakteve në Skoci, janë aktiv.

“Mbroje Skocinë” ka rreth 950 mijë përdorues aktiv pavarësisht se u shkarkua më shumë se 2 milionë herë. Qeveria skoceze po i inkurajon njerëzit që ta përdorin këtë aplikacion.

Shqetësimet po rriten rreth mospërdorimit të këtij aplikacioni meqë po vërehet rritje e rasteve.

Javën e kaluar Skocia u përball me numrin më të madh të rasteve që nga fillimi i pandemisë, e që kulmoi me 4 mijë e 234 raste./UBTNews

Exit mobile version